Report TV - Termeti në Korçë, sizmologu: Goditja kryesore kaloi! 230 banorët kalojnë natën në çadra

  • 5 years ago
Banorët e tre fshatrave në qarkun e Korçës, Floqit, ku ishte epiqendra e tërmetit, Vidovës dhe Qafë Zezës kaluan natën e parë në çadra pas lëkundjeve të forta sizmike që u dëmtuan shtëpitë duke i bërë të pabanueshme. Nata ka qenë e vështirë pasi nuk kanë munguar as reshjet e shiut që vijojnë edhe sot, ndërsa një grua shtatzënë dhe dy të moshuar janë dërguar në spitalin e Korçës për ndihmë sot në mëngjes.

Emergjencat Civile njoftojnë se numri i banorëve që e kaluan natën jashtë në çadra ka qenë 230 nga frika e lëkundjeve, të cilat vijuan edhe sot, teksa prej orës 00:35 minuta deri në 12:14 të mesditës u regjistruan 16 me magnitudë deri në 3.5 ballë duke shkaktuar panik te banorët e juglindjes së vendit. "Janë evidentuar 184 banesa të dëmtuara, 60% e të cilave të pabanuara. 230 banorë janë strehuar në çadrat kolektive të ngritura, 160 në Floq, 40 në Vidovë dhe 30 në Qafë Zezë. Deri me tani raportohet për 8 kabina elektrike të dëmtuara nga tërmeti" njoftojnë Emergjencat Civile.

Emergjencat Civile theksojnë se banorëve ju është siguruar ushqimi, uji i pijshëm, krevate dhe batanije, por në Qafë Zezë jo të gjitha familjet kanë pranuar që të strehohen në çadra, pasi nuk kanë pranuar që të lënë shtëpitë, ndërsa njëri prej tyre thotë se nuk kanë marrë ndihma në ushqime. Drejtuesit e pushtetit vendor dhe drejtuesi i Emergjencave Civile ndodhen në zonat e prekura. Në një lidhje për Report Tv Haki Çako tha se banorët janë sistemuar dhe situata është nën kontroll. Ndërsa sizmologu Rrapo Ormeni në një lidhje telefonike për Report Tv u shpreh se pas goditjes kryesore dje në qarkun e Korçës, me epiqendër në Floq, të tjerat që kanë vijuar edhe sot nuk paraqesin rrezik.

Recommended