Basha i akuzoi si kriminelë/ Kandidatët e PS-së për Report Tv: S'kemi lidhje
  • 5 years ago
Elton Arbana, Dionis Imeraj, Agron Malaj dhe Pjerin Ndreu kanë qenë disa nga kandidatët për kryetarë bashkie nga lista e PS-së që janë sulmuar nga opozita dhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha si të lidhur me krimin.

Sot, si pjesa tjetër, ata ishin në hapjen zyrtare të fushatës së zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, të cilat opozita i ka bojkotuar, ndërsa të kontaktuar nga gazetarja e Report Tv, Esiona Konomi kishin një përgjigje për liderin demokrat.

Kandidati i Shijakut Elton Arbana duke iu përgjigjur Bashës mohoi lidhjet me bandën e Avdylajve, ndërsa deklaroi "Ftoj Bashën t'i provojë në prokurori akuzat". Kandidati i Dibrës Dionis Imeraj u shpreh se "Nuk kam lidhje me shitblerjen e votave, akuzat janë të pavërteta".

Pjerin Ndreu, kandidat për bashkinë e Lezhës, iu përgjigj kështu akuzave të Bashës "Kush më akuzon, hajduti i Rrugës së Kombit apo vrasësi i 21 Janarit". Ndërsa ish-gardisti i 21 Janarit Agron Malaj nuk komentoi akuzat e Bashës.
Recommended