Basha: Me 2 Qershor rrezojme qeverine

  • 5 years ago
Protesta e 2 Qershorit, Lulzim Basha lajmëron se do të jetë ajo që do të shënojë rrëzimin e qeverisë Rama. Por për të arritur këtë, ai kërkon bashkimin popullor, si mjeti i vetëm që sipas kryedemokratit do ta mundësojë.

Lulzim Basha, në takimin e zhvilluar në Njësinë Nr 4 në Tiranë komentoi dhe vendimin e qeverisë së Holandës, për t'i kërkuar Komisionit Europian rikthimin e vizave për Shqipërinë, e që sipas tij përgjegjësia e vetme duhet kërkuar tek Kryeministri Rama.

Basha ripërsëriti akuzat e tij për korrupsion galopant të qeverisë, ndërsa shpalosi programin ekonomik që do të çlirojë sipas tij shqiptarët nga varfëria.

Tv Klan

Recommended