'Beni ecën vetë' në Rreze Dielli: 'Kur xhirohej një film' historia ime me prindërit e divorcuar

  • 5 years ago
Jo shumëkush e di se filmi 'Kur xhirohej një film', është bazuar mbi historinë e vërtetë të jetës së Herion Mustafarajit, ku në qendër të filmit ishte tematika e divorcit, e vështirë dhe pak e rrahur për atë kohë.

I ftuar në programin e sotëm të 'Rreze dielli'-t, në Report Tv, ku Herioni ka folur për projektin e tij më të fundit, komedinë muzikore 'Prapaskenat e fatit', të cilën e ka ngjitur në skena të ndryshme të teatrove të Shqipërisë dhe vijon ta rivendosë në skenë, por jo vetëm, ai ka zbuluar më shumë rreth jetës së tij private, personazhit të 'Benit', me të cilin e identifikojnë të gjithë, por edhe rreth detajeve të jetës së tij private, divorcit të prindërve, i cili u bë skenar i filmit 'Kur xhirohej një film'. Por si e priti Herioni këtë fakt dhe a mundi ta ndiqte premierën e këtij filmi që në të vërtetë ishte pasqyra e jetës së tij reale'?'Teta Xhano e ka shprehur atë gjithmonë edhe në kujtimet e veta që këtë film e ka frymëzim nga jeta e një aktori, shpesh herë ka thënë edhe emrin tim, por duke mos dashur të më verë në siklet, atë kohë nuk e përmendi që është Herioni, por familjes time sigurisht i mori leje, sepse kishim xhiruar tre filma bashkë me të, dhe ajo më njihte shumë mirë, flinim bashkë në hotel, më mësonte dhe ishte një nënë e dytë për mua, flija tek shtëpia e teta Xhanos, me Dorin, Ilirin, xhaxhi Endrin, isha si djalë i familjes, dhe unë i tregoja gjithë ngjarjet e jetës, çdo gjë që më prekte, babai kur vinte në sheshxhirimi me motor, mamanë time e njihte, dhe ajo gjithashtu vinte në sheshxhirim, e përjetoi dhe Xhano atë emocionin tim dhe tha se kishte shkruar një skenar për jetën e Herionit, dhe pyeti 'Si mendoni, a mund ta prodhoj?'.

Recommended