Dite per dite - Koncert recital në Universitetin e Arteve! (30 maj 2019)

  • 5 years ago
www.tvklan.al ?Ditë për Ditë? emisioni më i ri në Televizionin Klan. Një emisioni i ndërtuar mbi një frymë inovative, që ka si qëllim të përcjellë energjitë pozitive dhe imazhin modern të shqiptarëve që ia kanë dalë të bëjnë diçka të vlefshme dhe me ndikim për të gjithë shoqërinë. Me prezantuese Alba Çobaj dhe bashkëprezantues; Albi Isakaj, Liesa Haxhiasllani, Joel Çela, Kristi Janku, Krist Bibolli, emisioni ka një përmbajtje dinamike.Emisionin ?Ditë për Ditë? do ta ndiqni çdo ditë në një transmetim live nga ora 13:45 deri në 15:30 në ekranin e Televizionit Klan; Në Tiranë zhvillohen shpesh evente të ndryshme, kryesisht të muzikës bashkëkohore dhe janë të rrallë eventet e muzikës klasike. Përveç se në Teatrin e Operas dhe Baletit evente të tilla janë edhe më të rralla, por për të gjithë të apasionuarit pas kësaj muzike, dy evente të rëndësishme do të mbahen nesër edhe të hënën në kryeqytet.

Të premten në orën 19:00 do të zhvillohet  në Universitetin e Arteve një koncert i orkestrës simfonike, me pjesëmarrjen e violinistit Dalibor Karvay dhe dirigjentit Gridi Kraja. Ndërsa koncerti i dytë do të mbahet te hënën në orën 19:00, gjithashtu në Universitetin e Arteve.

Tek ky koncert recital do të keni mundesinë të shijoni në piano mjeshtren e madhe Merita Rexha Tershana, ndërsa në violinë do të jenë Lirza Zaloshnja dhe Dalibor Karvay. Tek koncerti i dytë, hyrja eshtë falas për të gjithë adhuruesit e muzikës klasike.