Report TV -Rritet numri i të prekurve me sklerozë, neurologia: Shkak rritja e jetëgjatësisë

  • 5 years ago
30 maji i çdo viti shënon Ditën Botërore të Sklerozës Multiple, një sëmundje e sistemit nervor, e cila paraqitet me ankesa dhe dhimbje të ndryshme, të cilat vijnë kohë pas kohe. Në Shqipëri mjekët japin alarmin se numri i të prekurve me sklerozë është në rritje. Neurologia Diana Naco për Report tv shpjegon se rritja e numrit të të prekurve me sklerozë lidhet me rritjen e jetëgjatësisë së popullsisë.

?Skleroza është një sëmundje që këto vitet e fundit ka një tendencë në rritje. Rritje për arsye se dhe vetë jetëgjatësia e popullatës është në rritje dhe kjo sëmundje prek kryesisht moshën e tretë? tha Diana Naco.

Mjekja neurologe shpjegon se ende nuk është gjetur një shkaktar i mirëfilltë për këtë sëmundje, por pacientëve gjithmonë u rekomandohet një jetë e shëndetshme, dhe nëse kanë sëmundje të ndryshme shoqëruese duhet të trajtohen vazhdimisht.

?Duhet të eliminojmë shkaktarët por në rastin e një sëmundje të tillë nuk është gjetur ende një shkaktar i mirëfilltë. Duhet një jetë e shëndetshme, dhe nëse kanë një sëmundje të shoqërueshme si hipertensioni, diabeti, sëmundje vaskulare duhet të trajtohen gjithmonë. Duhet me patjetër një ushqyerje e shëndetshme?.

Sëmundja e Sklerozës është një sëmundje progresive e trurit, në të cilën shtimi e proteinave toksike shkakton vdekjen e qelizave nervore.

Recommended