Report TV -Erëza, mish dhe pije energjike/ Asgjësohen 20 ton produkte të bllokuara në Korçë

  • 5 years ago
sotme.

Produktet në fjalë janë bllokuar në subjekte të ndryshme gjatë aksioneve të AKU-së, bllokim i cili ka ardhur si rezultat i mungesës së gjurmueshmërisë së mallit, mungesës së dokumentacionit shoqërues dhe kalimit të afatit të përdorimit. Sipas drejtorit të AKU-së, kontrollet do të vijojnë për garantimin e sigurisë ushqimore për konsumatorët. Drejtori i AKU-së dega Korçë Daniel Bojko deklaron se produktet janë bllokuar në muajt e fundit, ndërsa sot janë asgjësuar të gjitha.

AKU bën me dije se janë bllokuar 11 ton erëza te ndryshme, 8 ton mish dhe 1700 pije energjike jashtë datës së skandecës. Autoriteti Kombëtar i ushqimit prej ditësh është duke kontrolluar tregjet në të gjithë vendin pas skandaleve të njëpasnjëshme të bëra publike në media mbi perimet e rritura me hormone apo falsifikimin e datës së skandecave në artikuj që gjejnë përdorim masiv në tregun shqiptar.

Recommended