Lleshaj vlerëson raportin e KE! Prezanton sfidat e ardhshme të policisë dhe bën një paralajmërim

  • 5 years ago
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj deklaroi në seancën e sotme plenare se progres raporti i KE paraqet arritjet të cilat janë finalizuar në fushën e sigurisë. Ai paralajmëroi krijimin e një ekipi Fast Albania i cili do të shërbejë për kapjen e personave në kërkim.

Lleshaj u ndal në procesin e garantimit të së drejtës për të votuar përballë kërcënimeve të opozitës për ta penguar këtë proces. Lleshaj iu drejtua edhe drejtuesve politikë të opozitës të tërhiqen nga organizime të tilla pasi nuk do të tolerohen nga forca e ligjit.

"Po citoj diçka nga raporti i djeshëm. Një numër i madh operacionesh kanë rezultuar me shumë të arrestuar. Një numër i madhe operacionesh janë realizuar në fushën e krimit të organizuar. Vëzhgimi ajror ka certefikuar mungesën e trafikimit të kanabisit në Shqipëri. Ky ishte citimi nga raporti i KE. Këto gjetje të raportit shënojnë një hap tjetër. Fusha e sigurisë konsiderohet si një nga 5 prioritetet kyçe. Policia ka vijuar pa u lëkundur luftën kundërkrimit. Sulmet e gjithanshme nuk kanë arritur t'i cenojnë hapat e saj. Mjafton t'iu përmend vetëm disa tregues kyç. Shifrat e personave të vrarë sot janë më poshtë se gjysma. Edhe numri i i aksidenteve me pasojë vdekjen kanë pësuar ulje. Janë goditur një numër i madh grupesh kriminale. në këtë angazhim të qartë të policisë, raporti i KE e vlerëson qartë. Raporti është vetëm një vlerësim pozitiv dhe përpjekja jonë do të vazhdojë në luftën kundër krimit të organizuar dhe emigracioni të paligjshëm. Ajo çka ka rëndësi të veçantë është goditja e aseteve kriminale. Për realizimin e këtyre detyrave të mëdha policia po vijon me kapjen e personave të shpallur në kërkim. Është krijuar ekipi Fast Albania, si një skuadër për kapjen e personave në kërkim. Kjo strukturë është në finalizim dhe pritet të fillojë punën. Emigracioni i paligjshëm mbetet prioritet i dytë i madh. Ne do ndalojmë imigracionin dhe emigracionin e paligjshëm. Jemi para një sezoni turistik dhe jemi në punë për të shmangur pritjet e gjata në kufi.

Recommended