Report TV - U kthye në atdhe, emigrantit i digjet makina në Fushë-Krujë, dyshohet për shkaqe teknike

  • 5 years ago
Një mjet tip BMW me targa AA 454 UF, është djegur gjatë natës në afërsi të qendrës së qytetit të Fushë-Krujës, pranë qendrës shëndetësore.

Flakët në automjet janë vënë re nga banorët rreth orës 01:30 të mëngjesit. Ata kanë njoftuar policinë dhe zjarrfikësen të cilat kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Mësohet se mjeti i përket një emigranti i cili ishte kthyer gjatë ditëve të fundit në atdhe.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Recommended