Report TV -Memorandumi Policë kosovarë do patrullojnë në Shqipëri për sezonin veror

  • 5 years ago
jatë sezonit turistik, në Shqipëri do të patrullojnë edhe policë nga Kosova. Ky memorandum është nënshkruar ditën e sotme nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj. Vendimi vjen si pasojë e numrit të lartë të pushuesve nga Kosova që zgjedhin të pushojë në bregdetin shqiptar.

Qëllimi i tij është rritjen e sigurisë rrugore, uljen e numrit të ngjarjeve rrugore dhe zbatimin me rigorozitet të legjislacionit rrugor, duke krijuar një mjedis më të sigurt për të gjithë qytetarët dhe përdoruesit e rrugës, që qarkullojnë në akset rrugore që lidhin Shqipëri- Kosovë..

Punonjësit e Policisë së Kosovës, së bashku me punonjësit e Policisë Rrugore të Policisë së Shtetit, nga 1 korriku deri në 31 gusht 2019, do të kryejnë shërbime të përbashkëta në territorin shqiptar. Theksohet se policia e Kosovës, gjatë kryerjes së detyrave funksionale, nuk do të ketë kompetenca policore ekzekutive dhe nuk do të mund të ndërmerren aktivitete, për të cilat është kompetent oficeri i palës pritëse.

Gjatë shërbimit punonjësit e Policisë së Kosovës do të kryejnë shërbimin me uniformë, makina të loguara dhe logjistikë sipas standardeve të Policisë së Kosovës. Një marrëveshje e tillë është nënshkruar më herët nga shteti shqiptarë edhe me policinë e Çekisë.

B.K.

Recommended