Report TV -650 mln euro/ Hapet autostrada 'Arbën Xhaferi' Prishtinë-Hani i Elezit

  • 5 years ago
Është inauguruar një nga veprat më të rëndësishme për Kosovën, autostrada ?Arbën Xhaferi?, Prishtinë-Hani i Elezit. Autostrada i ka kushtuar buxhetit të Kosovës mbi 650 milionë euro. Ura mbi Lepenc në Grykën e Kaçanikut është rreth 7 kilometra dhe konsiderohet si ura më e gjatë në rajonin e Ballkanit. Presidenti i Kosovës Thaci si dhe dy kryeministrat e Kosovës dhe Maqedonisë së veriut Hardinaj e Zaev kanë vlerësuar impaktin që do të ketë ky investim për komunitetin e banorëve.

??Autostrada e re që lidhë Kosovën dhe rajonin me Evropën e mbanë emrin e një politikani dhe intelektuali të shquar shqiptar. Kjo rrugë forcon edhe më shumë lidhjet me fqinjët tanë dhe ndihmon në jetësimin e vizionit të përbashkët për bashkimin e popujve dhe ekonomive tona!?? tha presidenti Thaçi

?Autostrada do të jetë motivim i fuqishëm për ne që ti shpejtojmë përgatitjet për fillim të punimeve të autostradës Bllacë-Shkup. Këto ditë edhe tek ne do të nënshkruhet tender për autostradën e cila është 14 kilometra, me vlerë 120 milion euro, e cila është mes kufirit të republikës së Maqedonisë dhe Kosovës, deri në qytetin kryesor të vendit tonë Shkupit. Kështu do të rrumbullaksohet lidhja e autostradave mes Shkupit dhe Prishtinës dhe udhëtimi mes këtyre dy qyteteve do të zgjas vetëm 45 minuta? tha Zaev.

?Vepër madhore të popullit të Kosovës që na afron me njëri -tjetrin dhe na bashkon me Evropën. Jemi këtu bashkë për t?ju gëzuar kësaj vepre. Para 20 vjetëve e kishte domethënien e braktisjes së atdheut për të kërkuar shpëtim. Këtë rrugë do ta përjetojmë të gjithë bashkë si rrugë të miqësisë. Paratë me të cilat është ndërtuar autostrada janë të taksa paguesve, në përputhje me obligimet ligjore?? tha Haradinaj. Autostrada ?Arbën Xhaferi? i ka kushtuar buxhetit të Kosovës mbi 650 milionë euro. Ura mbi Lepenc në Grykë të Kaçanikut është rreth 7 kilometra dhe konsiderohet si ura më e gjatë në Ballkan.

Recommended