RTV Ora - Netët e "Bejkës së Bardhë", Festivali i parë i Isopolifonisë në Pilur të Himarës

  • 5 years ago
#rtvora

Për dy netë, muzika e vallja kumboi në Pilur të Himarës ku u mbajt edicioni i parë i festivalit të Iso-polifonisë. Aktiviteti i pagëzuar si ?Netët e Bejkës së Bardhë? synon promovimin e traditave më të mira të zonës në funksion të turizmit.

Tufat u nisën për verim në Pilur të Himarës, shoqëruar nga melodia e fyellit të bariut.

?Bejkja e Bardhë? ishte mbretëreshë.

Ndërsa nën rrapin shekullor muzika e vallja kumboi për dy netë në festivalin e parë të Iso-polifonisë ?Netët e Bejkës së Bardhë?.

Në krye qëndronte Lefter Çipa, që i ka kushtuar jetën Polifonisë, ndërsa aktiviteti sipas kryebashkiakut të Himarës synon ti kthejë gjallërinë fshatit që po rimëkëmbët.

Pleqtë e plakat e Pilurit nën hijen e rrapit mes fshatit dëgjonin mbartësit të një tradite të lashtë.

Organizatorët e këtij Festivali synojnë ta përcjellin ndër breza bashkë me vlerat më të mira të zonës tashmë të vëna në funksion të turizmit.

Dy netë këngë e valle mes traditave baritore, tërhoqën turistë të shumtë, ndërsa organizatorët veç interpretuesve pjesëmarrës vlerësuan edhe Haxhi Dalipin e Lefter Çipën që aq shumë i thanë Iso-polifonisë.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/netet-e-bejkes-se-bardhe-festivali-i-pare-i-isopolifonise-ne-pilur-te-himares

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended