Rama-Bashes: Harrojeni doreheqjen time

  • 5 years ago
Letrën e katërt publike që Kryeministri Edi Rama i adresoi paraditen e së shtunës kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e nis me një sqarim se kjo përpjekje nuk është ?sa për të larë gojën?, por për të sqaruar opinionin për qëndrimin e tij. Rama thotë prerë se njëlloj si në kohën e çadrës së 2017-s, kur kërkohej dorëheqja e tij, edhe këtë herë kjo nuk ka për të ndodhur.

?Edhe sot, Ju duhet ta harroni dorëheqjen time për një arsye shumë të thjeshtë: Unë as jam zgjedhur nga Ju, as punoj për Ju e as mund të tradhtoj ata që më kanë zgjedhur dhe të gris kontratën detyruese me ta, shumicën e shqiptarëve, pse Ju nuk pranoni t?i nënshtroheni vullnetit të shumicës dhe i frikeni zgjedhjeve e drejtësisë si djalli temjanit!?

Rama këmbëngul se edhe data e zgjedhjeve të 30 Qershorit është e palëvizshme.

"Bashkë me dorëheqjen time, Ju i dashur Lulzim, duhet të harroni edhe se mund ta nënshtroni shumicën, duke imponuar me dalëmendjen e një pakice në tkurrje, anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit - të cilat nuk i kam caktuar unë po Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe nuk i kam në dorë unë, po populli shqiptar".

Në fund një tjetër apel për t'u ulur në tryezën e dialogut.

"Dhe me durim po Ju përsëris, ftesën për Dialog. Pa kushte dhe pa frikë. Kushtet dhe frika, janë pengesat që do t?Ju nxjerrin nesër si dështak nga politika, nëse nuk i nxirrni sot fishek nga vetja".

Kreu i mazhorancës thotë se rruga që po ndjek opozita ka rrezik ta çojë atë vetë drejt shkatërrimit, ndërsa do të kishte kosto edhe për vendin.

Recommended