Report TV - Lobimi për negociatat/ Ruçi, Balla e Rudina Hajdari takime me zyrtarët në Holandë

  • 5 years ago
Ditën e sotme Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruci së bashku me delegacionin që e shoqëron atë, kryetarin e grupit të PS-së Taulant Balla dhe kryetaren e grupit demokrat në parlament, Rudina Hajdari, kanë zhvilluar një takimin me Kryetaren e Dhomës së Ulët të Parlamentit holandez, Kadija Arib. Në këtë takim Ruçi i ka kërkuar Arib-it që të mbështesë Shqipërinë në hapjen e negociatave pasi janë përmbushur detyrat e dhëna. I të njëjtit mendim ka qënë edhe Rudina Hajdari e cila ashtu si Ruçi ka deklaruar se Shqipëria është gati për hapjen e negociatave.

Gazetarja e Report Tv, Esiona Konomi informon se bisedimet e delegacionit shqiptar në Ministrinë e Jashtme holandeze kanë zgjatur për më shumë se një orë dhe rezultati duket se ka qënë pozitv. Qeveria e Holandës do të jetë në të njëjtën linjë me qeverinë gjermane për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut brenda këtij vit.

Holanda ka vlerësuar ndër të tjera reformat e ndërmarra nga Shqipëria si dhe rolin e saj konstruktiv në Ballkan.

"Respekt për marrëdhëniet mes parlamenteve tona. Vlerësojmë arritjet në sundimin e ligjit dhe reformën në drejtësi. Standartet e larta na çojnë përpara " ka thënë Kadija Arib.


Gjithashtu ditën e sotme Ruçi, Balla dhe Hajdari janë takuar edhe me zv.ministrin për BE-në M?tthijs van der Plas. Ky i fundit ka shprehur përgëzimet e tij në lidhje me Reformat në Drjetësi dhe se pret një rekomandim pozitiv nga Komisioni Europian.

"Përgëzime për reformën në drejtësi. Presim rekomandimin pozitiv nga Komisioni Europian", ka thënë ndër të tjera, M?tthijs van der Plas.

Recommended