Rudina - Kupa e Shqiperise ne Badybuilding dhe Fitnes rikthehet pas 23 vitesh! (20 maj 2019)

  • 5 years ago
www.tvklan.al Emision info-argetues nga Rudina Magjistari ne KLANHD & TVKLAN; Pas 23 vitesh mungesë, Federata Shqiptare e Bodybuilding dhe Fitness organizoi në datën 4 Maj në sallën e koncerteve të Universitetit të Arteve në Tiranë, Kupën e Shqipërisë në Bodybiulding dhe Fitness. Në aktivitet morën pjesë 46 sportistë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë. Pjesëmarrja e djemve në këtë aktivitet ka qenë më e madhe krahasuar me atë të vajzave, interesi i së cilave sa vjen edhe po rritet.

Miss Fitness Bikini u shpall Jonida Tushe, ndërkohë Markel Sena u shpall kampion në kategorinë men?s physique 1.78, gjithashtu dhe kampion absolut në men?s physique. Të dy kampionët dhe modelja e Bodybilding, Holta Pilz, e cila këtë herë ka qenë edhe anëtare jurie, ishin të ftuar në emisionin ?Rudina? në Tv Klan për të treguar më shumë rreth këtij aktiviteti.

?Një nga arsyet se përse nuk është zhvilluar më ky kampionat që prej 1996-ës ka qenë edhe vështirësia e financimit. Por u mor një vendim nga Federata e Bodybuilding dhe Fitness që të bëhej Kupa e Shqipërisë. Kjo do të zhvillohet dy herë në vit për t?i dhënë mundësi sportistëve. Gjatë gjithë këtyre viteve është zhvilluar vetëm kampionati kombëtar ku mund të merrnin pjesë edhe shqiptarë të trevave të ndryshme. Propozimi për të qenë pjesë e jurisë më erdhi në mënyrë spontane. Në përgjithësi janë meshkujt ata që vlerësojnë në këtë sport, por u ndjeva shumë mirë sepse përveç aspektit profesional një femër vlerëson edhe mënyrën se si prezantohesh apo komponentë të tjerë.

Këtë vit ka pasur pjesëmarrje më të madhe vajzash dhe kjo tregon që në këtë sport po angazhohen gjithnjë e më shumë vajza. Kategoritë në të cilat konkurruan pjesëmarrësit nuk ishin të shumta sepse ndahen sipas gjatësisë, peshës. Ndërsa për vajzat kategoritë janë në bazë të moshës. Në kategorinë Bodybuilding femra nuk kishte, ishin të kategorive Bikini dhe Fittnes që tregojnë një trup të formuar?, tha Holta Pilz.

?Unë për herë të parë kam marrë pjesë në 2016-ën, mora vendin e parë në kategorinë time. Në vitin 2017-të mora vendin e dytë dhe këtë vit kam dalë fitues në kategorinë time, gjithashtu edhe absolut që është çmimi më i madh. Unë kam 8 vite që stërvitem. Ishte dëshira e madhe për të arritur forma të mira, por informacioni ishte i pakët. Pa informacion është shumë e vështirë. Këtë fizik e kam arritur në 3 vitet e fundit pasi fillova të studioj dietat dhe programet. Çdo fizik ka dietën e vet. Duhet të jesh strik në dieta, ai është suksesi?, tha Markel Sena.

?Ishte hera e parë që mora pjesë, për mua ishte emocion i madh, por eksperiencë e bukur. Është një sport që nuk të formon trup të ekzagjeruar, por forma jo të ekzagjeruara?, tha Jonida Tushe.