Report TV - Rama: Nuk iki nga detyra! Kam nisur një luftë që nuk ka shans ta lë në mes
  • 5 years ago
Kryeministri Edi Rama përsëriti disa herë me vendosmëri se nuk do të heqë dorë nga posti i tij, përsakohë ka marrë besimin e qytetarëve për një mandat të plotë, të cilin ai e quajti një luftë për të ndryshuar vendin, të cilën nuk do ta lë përgjysmë.

"Nuk e mundim dot me zgjedhje, ndaj Rama ik. o burra të shpëtojëm vatanin, se kemi me vete edhe filxhanin. Të iki Rama që të qetësohen të marrasurit për pushtet. Por është hap pas, nga nisi rruga jonë e vështirë. Unë nuk i iki kësaj detyre se në çdo drejtim kam nisur një luftë që nuk ka shans ta lë në mes, ku përballem me probleme dhe ku nuk i gëzohem dot një arritje reale, se buuum ballafaqohem me një problem real. Një luftë ku një herë marr frymë i lehtësuar kur zgjidh hallin e një njeriu të zakonshëm, herën tjetër mezi mbushem me frymë kur dikujt i është cënuar e drejta", tha Rama.
Recommended