Pa Gjurme\Mbajtja nën tutelë nga prindërit, arratiset i riu në Greqi, ja gjurmët e para
  • 5 years ago
Pjesa e dyte dt 16 Maj. Nuk kishte arsye të shkonte në emigracion. Të dy prindërit ishin mesues dhe punonin shumë për dy fëmijët që ata të mbaronin shkollën dhe të mos u mungonte asgjë. Geraldo Dauti e kishte ndarë mendjen, për të kaluar kufirin. Me të mbaruar shkollën 8-vjecare bashkë me një fqinjin e tij tentojnë të kalojnë kufirin drejt Greqisë, por pa vënë në dijeni familjen për planet e tyre.

Asokohe cifti Tomorri dhe Nasibe jetonin në Sauk të Tiranës pasi ishin shpërngulur nga Erseka në vitin 1995. Me të mësuar mnbi planin e të birit prindërit alarmohen ndërsa bëjnë denoncimin në polici, ndërkohë që dy të rinjtë ishin kapur nga policia në Kapshticë dhe kthehen. I ati Tomorri flet me të birin, duke i sqaruar se nuk kishte arsye për tu larguar dhe se do ti plotësonte familja cdo nevojë që ai kishte. Por Geraldo nuk u mjaftua me kaq. Ai nuk hoqi dorë nga plani i tij për tu larguar përsëri në Greqi. Kishte filluar të mesmen asokohe kur nga një djalë i shkëlqyer me mësime, ai kishte në mendje te njëjtin plan, emigrimin.

Një ditë para se të largohej i pati pohuar të atit se do të nisej drejt Greqisë, pavarësisht mosaprovimit nga familjarët Geraldo e kishte marrë vendimin e tij kur kishte lënë edhe një letër sqarimi. Tentuan ta ndalonin me cdo mënyrë por Geraldo zgjodhi ditën e Pashkës kur prindërit dhe e motra nuk gjendeshin në banesë mesditën e 13 prillit të vitit 2001 ai u nis. Atë ditë të fundit I ati Tomorri e pa rastësisht të birin nga autobusi por nuk mendoi atë cast se ai ishte nisur për të mos u kthyer më.

Geraldi rrugës te Zogu i zi kishte takuar edhe nje mikun e tij të cilit I kishte pohuar se po ikte tek një shok. Ndërsa në banesë ksihte lënë një shënim:

?Porositë që më latë i kreva, po iki në Greqi jo me shokët e lagjes, por me dikë tjetër, jo në këmbë por me makinë?

Të nesërmen familja mëson se Geraldo ishte nisur me një djalë që quhej Klodi dhe me dy fqinj. Ata kishin kaluar kufirin me Greqinë pas afro 4-ditësh. Dy nga djemtë treguan se i kishte kapur policia dhe para kësaj Geraldi ishte ndarë më herët prej tyre. Nga ky oment nuk dihet më asgjë për fatin e të riut 35-vjecar Geraldo Dauti.
Recommended