Report TV -Balluku: Tiranë-Durrës do bëhet me pagesë kur të rregullohet rruga e vjetër

  • 5 years ago
Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku sqaroi sot procedurat për dhënien me koncesion të autostradës Tiranë-Durrës. Ministrja tha se rruga nuk do të bëhet as tani dhe as në shtator me pagesë, por në vjeshtë do të hapet gara më pas do të zgjidhet fituesi, i cili së pari duhet të zgjerojë dhe të sjellë në parametra europiane rrugën e vjetër Tiranë-Plepa si alternativë pa pagesë përpara se të bëhet autostrada me pagesë. Duke u ndaluar te tarifat, Balluku tha se do të ketë përshkallëzim, por ende është e largët koha që do të futet në fuqi pagesa. Autostrada Tiranë-Durrës është rruga e dytë që pritet që të bëhet me pagesë pas Rrugës së Kombit.

Në deklaratën për mediat ministrja njoftoi gjithashtu krijimin e bursës shqiptare të energjisë që sipas saj do të garantojë siguri për furnizimin, transparencë dhe zhvillim. Bursa e energjisë do të krijohet nga OST-ja. "Ju njoftoj krijimin e bursës shqiptare të energjisë. Do të operojë në bazë të tregut të ditës. Krijimi i bursës shqiptare të energjisë shënon një tjetër hap të transparencës, do të rregullojë edhe tregun shqiptar. Do të rrisë sigurinë e furnizimit me energji dhe integrimin rajonal, rritjen e investimeve dhe standarde të reja juridike dhe tregtare. Do të jetë në formën e shoqërisë aksionere. Ky operator ka për synim mbulimin rajonal të energjisë me të cilat Shqipëria ka aktivitet tregtar. Shoqëria që do të operojë bursën do të themelohet nga OST-ja" tha ajo.

Recommended