Situata politike, protestat dhe si do të votonin shqiptarët sot! Në 20:00 sondazhi i tretë i 'GPF'

  • 5 years ago
Televizioni Report TV në bashkëpunim me Institutin Italian GPF Inspiring Research, sjell sondazhin e trete mbi situatën politike në vend dhe pritshmërinë për zgjedhjet vendore të qershorit. Sonte në orën 20:00 në emisionin Repolitix do të mësoni se si janë përgjigjur shqiptarët për situatën aktuale politike dhe si mendojnë ata që duhet zgjidhur ngërçi politik. Ç'mendojnë shqiptarët për protestat e opozitës dhe për mosbindjen civile? Cili është efekti i krijimit të partisë së re Bindja Demokratike?

Për kë parti dhe për kë koalicion do të votonin sot shqiptarët për të zgjedhurit lokalë dhe nëse do të kishte zgjedhje të parakohshme parlamentare? Edhe në mbrëmjen e sotme i ftuar special do të jetë Roberto Baldassari, ish president i Institutit Piepoli dhe aktualisht President i GPF Inspiring Research.

Figura e njohur për publikun shqiptar pasi në 2013 dhe 2017 Roberto Baldassarri parashikoi rezultate të sakta të zgjedhjeve politike në Shqipëri. Në studio me gazetarin Denis Minga analistë dhe ekspertë të fushës do të intervistojnë autorin e sondazhit dhe do të analizojnë të dhënat e sondazhit të tretë në lidhje me pritshmeritë e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit.

Recommended