RTV Ora - Publikohen pamjet, ja si ndodhi aksidenti në dalje të Kavajës
  • 5 years ago
#rtvora #aksidenti

Ky është momenti i aksidentit tragjik me tri viktima mbrëmjen e të martës në aksin rrugor Kavajë-Rrogozhinë. (shikoni videon)

Aty shfaqen tre këmbësore, nëna dhe dy vajza që teksa kalojnë rrugën një makinë që i merr përpara e më pas përplaset me bordurën e një karburanti.

Për pasojë Lumturie Demrozi, rreth 46 vjeçe dhe Gentian Belba 23 vjeç pasagjer në makinë ndërruan jetë në vend.

Vilson Cara që ishte drejtuesi i mjetit mbeti i plagosur rëndë dhe ndërroi jetë në spital ditën që do të mbushte 24 vjeçe.

Ndërsa vajza 21-vjeçare e viktimës Lumturie Demrozi mori plagë të rënda dhe u dërgua në spitalin e Durrësit, ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në makinë mësohet se ndodhej edhe një person i tretë i cili fatmirësisht ka shpëtuar pa lëndime.

Tre të rinjtë kishin marrë më qira këtë makinë dhe do të udhëtonin drejt kryqytetit për të festuar në lokalet e natës.

Por u përfshinë në aksident sapo dolën nga Kavaja.

Shpejtësia mbi normat, lagështia në rrugë dhe mungesa e ndriçimit janë renditur mes shkaqeve të aksidentit nga grupi hetimor i ngritur pas ngjarjes së rëndë.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/publikohen-pamjet-ja-si-ndodhi-aksidenti-ne-dalje-te-kavajes
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended