Në një linjë me përfaqësitë e tjera diplomatike, ambasadori zvicerian apel palëve për dialog

  • 5 years ago
Një ditë pas protestës së opozitës, ambasadori zvicerian në Shqipëri Adrian Maitre krah kryebashkiakes së Shkodrës Voltana Ademi, ka folur për krizën politike në vend. Ai tha se dhuna është tërësisht e papranueshme duke u bashkuar njëzëri me përfaqësitë e tjera diplomatike në vend të cilët një ditë më parë dënuan protestat e dhunshme dhe bënë thirrje për dialog mes palëve politike.

Maitre tha se dialogu është gjithmonë zgjidhja më e mirë për procesin demokratik të një vendi, ndërkohë që deklaroi se Zvicra ka mbështetur dhe do vazhdojë të mbështesë procesin e integrimit të vendit tonë në BE.

Ai dënoi edhe sulmin ndaj ambsadorit të OSBE Bernd Borschardt duke thënë se është e rrezikshme të mos respektohet statusi diplomatik.

Recommended