Rudina - Klajdi Sahatci, violinisti shqiptar qe drejton Orkestren Tonhalle ne Zyrih! (13 maj 2019)

  • 5 years ago
www.tvklan.al Emision info-argetues nga Rudina Magjistari ne KLANHD & TVKLAN; Ai është një artist shqiptar që po korr sukses në skena të ndryshme ndërkombëtare. Klaidi Sahatçi është violinist me famë botërore. Është koncertmaestri i parë i Orkestrës Tonhalle në Zyrih, i cili luan solo, muzikë dhome dhe është gjithashtu edhe një profesor i njohur muzike në Zvicrën italiane. Ai ishte sot i ftuar në emisioni ?Rudina? në Tv Klan për të rrëfyer pasionin e tij në violinën, por edhe sukseset në skenat ndërkombëtare të Europës dhe botës.

?Në moshën 6-vjeçare kam marrë për herë të parë kur kam marrë në dorë një violinë. Familja ime kishte dëshirë që unë t?i bija pianos, por më kujtohet që kur shkova të bëj provimet e pianos një profesor më tha që duke qenë se gishtat i kisha jo shumë të gjatë ishte më mirë të merresha me violinë. Nëse ke prirje për muzikë me punë pastaj mund të arrihen shumë gjëra të tjera. Unë jetoj në Zvicër që nga viti 2001. Është gjithmonë speciale të luajmë në Shqipëri sepse krijohet një situatë shumë e mirë?, tregoi Klajdi Sahatci.

Recommended