Paralajmërimi i opozitës për bllokimin e zgjedhjeve/ Gjonaj: Do të ashpërsojmë masat

  • 5 years ago
Kryeprokurorja, Arta Marku ka kryesuar takimin me ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ku mori edhe Rekomandimet e Këshillit të Ministrave për vitin 2019. Kryeprokuroja Marku nga Prokuroria e Përgjithshme tha se kjo mbledhje është e një rëndësie të veçantë pasi pritet që në bazë të rekomandimve të dhëna të orjentohet edhe puna e prokurorëve.

Më pas fjala ka kaluar tek ministrja e Drjetësisë, Etilda Gonaj e cila ka dhënë të gjitha rekomanidmet e ngritura nga Këshilli i Minitrave për vitin 2019. Gjonaj është ndalur kryesisht në tre 'shtyllat' kryesore ku janë bërë rekomandimet. Tre prioritetet janë: Lufta ndaj krimit të organizuar, lufta ndaj pastrimit të parave dhe personave të përfshirë në këtë aktivitet si dhe lufta e vazhduar ndaj korrupsonit dhe zyrtarëve të lidhur ngushtë më korrupsionin.

Gjonaj në fjalën e saj nuk ka lënë pa përmendur edhe procesin zgjedhor ku ka rekomanduar ashpërsim të masave për ata që tentojnë të prekin apo cënojnë proceset zgjedhore.

"Rekomandohet ashpërsim të masave për ata që cenojnë zgjedhjet e lira', ka thënë ministrja Gjonaj.

Kujtojmë se ky rekomandim vjen në një kohë ku opozita ka deklaruar se nuk do të lejojë organizimin e zgjedhjeve të parashikuar më 30 qershor të këtij viti.

Recommended