Rama dënon dhunën: Asnjë shans të dorëhiqem

  • 5 years ago
I rikthyer në zyrë pa u mbushur 24 orë nga protesta dhe sulmi që ju bë edhe me molotov godinës qeveritare, Edi Rama në bashkëbisedimin me gazetarët deklaron se nuk ka asnjë tërheqje pas. Ai nuk ka asnjë plan të dorëhiqet dhe aq me pak të shtyjë datën e zgjedhje lokale.

"Nuk ka shans që të rrëzosh një qeveri të dalë nga zgjedhjet, ku ti ke qenë pjesë e qeverisë. S?ka ndodhur askund dhe nuk ka për të ndodhur as këtu. Natyrisht unë e di që synimi është gjetkë, synimi është që të vendoset vendi në kushte pamundësie dhe të shkatërrohet themeli i rendit kushtetues, procesi zgjedhor, për të konfirmuar se, o ne në pushtet, ose këtu qamet. Nuk do t?ia dalin. Ju siguroj. Çdo protestë janë gjithnjë e më pak.?

?Nuk goditet qeveria, jo nga 7 orë, por as nga 70, as nga 700, as nga 7000 orë kapsolla dhe bomba molotov, por goditen ato vajza dhe djem të pafajshëm. Kush fitoi nga përhapja në pasqyrat e medias së të gjithë botës? Kush fitoi? Kush? Kush humbi? Humbi gjithkush".

 Sipas Ramës, plani i opozitës është të godasë rendin kushtetues, dhe për të penguar këtë pranon se ka pritur mëngjesin e të dielës në zyrën e tij kryeprokuroren e përgjithshme të përkohshme, kreun e SHISH dhe përfaqësues të tjerë të organeve ligjzbatuese.

Por pavarësisht kësaj, sërish thotë se është gati të ulet në dialog me Lulzim Bashën, të cilit i kujton mesazhet e shkëmbyera në privat të cilat ja përsërit edhe pse kësaj here në publik nuk lexoi tekstin e plotë të tyre.

"E fundit që kam, unë e di që mund të tingëllojë si predikim në hava dhe mbase është, por një mesazh kam për mikun tim rrugëhumbur, Lulzim Basha. Kujtoje mesazhin që të kam çuar kur i ke hyrë kësaj rruge, ka kohë, shumë kohë përpara dhe po ta përsëris prapë, nuk je vonë akoma, të kthehesh nga kjo rrugë, për një arsye shumë të thjeshtë, llogarinë, ata që të ndjekin, do të ta kërkojnë ty, se nuk ka lider në botë, por ti s?je lider, që ta tërheqë partinë e vet, nga stacioni i një alternative të dhimbshme tek ky stacion ku dëgjoheshe dhimbshëm duke thënë aman ik".

 Nuk kursen dozat e ironisë kur pyetet për ndonjë ftesë nga Presidenti për të iniciuar tryezën e dialogut.

Rama thotë se opozita ka humbur besimin e ndërkombëtarëve, dhe denoncon dhunën e ushtruar sipas tij nga elementë kriminal ndaj kreut të misionit të OSBE në Tiranë.

Disa herë krahasoi protestën e 11 Majit me atë të 21 Janarit dhe sjelljen e tij në peshore me atë të paraardhësit, si sjelljen e Policisë së Shtetit nën drejtimin e Lulzim Bashës dje dhe Sander Lleshit sot.

E cilëson si incident dhunën e ushtruar ndaj Sekretarit Organizativ të PD nga policia, ndërsa thotë se e di se çfarë do të kishin dashur krerët e opozitës të kishte ndodhur në atë rast.

"E di që do donin që ta kishin shpallur hero".

Refuzoi të përgjigjej mbi strategjinë që do të përdorë policia për protestën e paralajmëruar pasditen e së hënës.

Recommended