Konferenca- Basha paralajmëron Ramën: Mos i kalo caqet, do lutesh të kesh fatin e Gruevskit

  • 5 years ago
#rtvora #protestaeopozites #protesta11maj
Kreu i PD, Lulzim Basha ka paralajmëruar kryeministrin Rama që mos bëjë të fortin. Në një bashkëbisedim me gazetarët, ai tha se Rama, do të lutet të ketë fatin e Gruevskit.

Basha: Por sot nuk jam nisur të mund Edi Ramën; Edi Ramën e ka mundur lodhja, e ka mundur pushteti 21 vjeçar, e ka mundur zullumi dhe varfëria e popullit, e ka mundur hajnia, e ka mundur arroganca.

Sot unë dhe Partia Demokratike, e gjithë opozita e bashkuar jemi nisur për të rikthyer normalitetin politik në vend, për të rikthyer demokracinë, për të rikthyer shpresën në këtë vend, për të rikthyer mundësitë për çdo shqiptar për të jetuar me dinjitet.

Megjithatë, sot, orë pas dramës së mbrëmshme të dhunës, të parë nga gjithë shqiptarët dhe gjithë bota kundër opozitarëve, dhe në prag të protestës kombëtare të thirrur nesër në orën 18:30, dua t?i bëj një paralajmërim të qartë kreut të klikës në pushtet: Mos i kalo caqet! Mos bëj të fortin pas autoblindave dhe pas gazitlotsjellës! Harroje se do të marrësh e do të mbash pushtet me dhunë!

Në rastin më të mirë do të lutesh të kesh fatin e Nikolla Gruevskit.

Një gjë është e qartë për mua sot në pohimin që bëri Edi Rama, me të vërtetë ai e ka shumë të vështirë dhe ndoshta të pamundur për paktin që ka bërë me ata që e sollën në pushtet, por ata nuk janë qytetarët, nuk janë as socialistët shqiptarë. Ndaj i them të mendohet mirë para se të turrë dhunën e banditëve me uniformë, blindat dhe gazinlotsjellës para qytetarëve të thjeshtë dhe të dhunuar për të mbrojtur paktin e tij me krimin, mendohu mirë sepse fati më i mirë do të jetë ai i Gruveskit.




Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended