Shoqërohet tek Parlamenti Sait Dollapi i PD-së, skena e dhunës ndaj policisë tek Kryeministria

  • 5 years ago
Policia shoqëroi sekretarin organizativ të Partisë Demokratike, Sait Dollapi, njëherësh ish-kreu i CEZ gjatë qeverisjes së PD-së. Sait Dollapi u shoqërua nga forcat speciale para Parlamentit, aty ku protestuesit hodhën në vazhdimësi ndaj kordonit të policisë para Kuvendit dhe fishekzjarrëve të shumtë të fuqishëm të hedhur në drejtim të tyre. U duk i dyshimtë ndalimii i tij në një moment kur para Parlamentit kamerat nuk e kapën të ishte aktiv në ndonjë skenë dhune, por në pamjet që Report Tv kishte siguruar tek fillimi i protestës para kryeministrisë, Sait Dollapi është kapur flagrant teksa qëllon efektivët. Kjo ishte edhe arsyeja e arrestimit dhe shoqërimit të tij në ambientet e Drejtorisë së Policisë.

Pas ndalimit të tij, tubuesit u drejtuan tek Drejtoria e Policisë së Tiranës për të kërkuar lirimin e tij, ndërsa nën shoqërinë e policisë Sait Dollapi më tej u transportua me ambulancë në Spitalin e Traumës për të marrë ndihmë mjekësore nga lëndimet e pësuara gjatë protestës së dhunshme.

Recommended