Stevo Pendarovski merr certifikatën e presidentit - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Pas ceremonisë dhe dorëzimit të certifikatës se shkruar edhe në gjuhën shqipe, ai u zotua se do të ndërmarre reforma rrënjësore në sistemin e sigurisë. Stevo Pendarovski: ?Pasi ta marr postin, e di që gjëja e parë që do bëj është njoftimi për të gjithë të punësuarit në Kabinet. E kam thënë edhe më herët dhe po e them edhe tani që të mos frikësohen, se nuk do të ketë hakmarrje politike. Kush ka shkelur ligjin do të përgjigjet, kush ka punuar siç duhet, do të vijojë në atë detyre?. Presidenti i ri premtoi se do të fillojë menjëherë nga puna për kalimin e ligjeve të bllokuara nga ish presidenti Gjorge Ivanov. Inaugurimi i presidentit dhe ceremonia e marrjes së mandatit do të mbahet te dielën në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Të pranishëm në ceremoni do të jenë presidenti I Shqipërisë Ilir Meta, ai i Kosovës Hashim Thaçi, i Bullgarisë Rumen Radev, i Serbisë Aleksandër Vuçiç, zëvendës kryeministri i Turqisë si dhe përfaqësues te NATO-s.
Recommended