Ilir meta e Hashim Thaci, në inaugurimin e Pendarovskit
  • 5 years ago
Të dielën Kuvendi i Maqedonisë së Veriut do të mbajë seancën solemne për inaugurimin e presidentit Stevo Pendarovski. Fjalimi dhe betimi i Pendarovskit para Kuvendit do të përcillet edhe nga homologët e tij Ilir Meta nga Shqipëria, Hashim Thaçi nga Kosova, Rumen Radev nga Bullgaria,  Aleksander Vuçiq nga Serbia, zëvendëskryeministri i Turqisë, delegacioni i Sllovenisë dhe kori diplomatik në vend. Ndonëse i ftuar, në seancën e të dielës nuk do të merr pjesë presidenti i Greqisë, Prokopis Pavlopulos për shkak të vizitës së tij në Kinë. Në vendin e tij, Qeveria greke ka deleguar ministrin e Jashtëm, Georgios Katrougalos.  Në të njëjtën seancë do të marrin pjesë edhe përfaqësues të komuniteteve fetare, gjykatës dhe prokuror.
Recommended