Video editorial/ Pse Rama tashmë është e shkuara dhe do të iki, do apo s’do?

  • 5 years ago
#rtvora
Sëpari karriera politike dhe jo vetëm e kryeministrit të sotëm është e pabesueshme, për nga volumi, kapja dhe mbajtja e përsëritur e posteve të larta. Për nga zotësia e pazakontë dhe e mrekullueshme, për tu kacavirur në pushtet, me një këmbëngulje të admirueshme dhe deri tash të suksesshme. Dinakëri dhe takticizëm, oratori të bollshme dhe komunikim të mirë prej mashtruesi virtuoz. Bindës, hokatar dhe ledhatar, pa personalitet kur është në nevojë dhe në kryerjen e artit të kurthngritjes më të pamëshirshëm, e që shpesh nuk ndan as brenda vetes, të vërtetën nga gënjeshtra, si ata personazhet të përshkruar aq mjeshtërisht nga pena e Gogolit në Rusi dhe e Balzakut në Francë.

Duke përfituar nga besimi i tepruar i Fatos Nanos, në vitet 1997-2000, ai doli në sipërfaqe. Pastaj ngriti krye e hodhi shtat, nga besimi i përsëritur politik, naiv dhe miqësor, i Ilir Metës, në vitet 2000-2001 dhe në vitet 2004-2007. Dështimi i vitit 2009 e dëshpëroi dhe ju drejtua sërish Metës, që pandehu se i njëjti person nuk tradhëton, të njëjtin njeri, për të tretën herë. E kështu erdhi katërvjeçari 2013-2017, që e rriti si kryeministër, ku shtiu në dorë pushtetet më të mëdha të mundshme në Shqipëri. Por edhe Sali Berisha, i dha një besim të hatashëm, me pikënisje pragmatizmin, në ndryshimet kushtetuese dhe të kodit zgjedhor, të vitit 2008. Por ?besimin? më të fundit e dha edhe Lulëzim Basha, në marrëveshjen famëkeqe të Majit 2017, që e rrokullisi Partinë Demokratike në pikë të hallit.

Kanë kaluar pra plot 22 vite pushteti në rritje, eksperiencë, bollëk, adrenalinë, vetësiguri. Por, tani asnjë nga faktorët politikë, pas zhgënjimeve dhë përdorimeve të njëpasnjëshme që Rama, me përvujtësi, gjuhë të ëmbël, apo me oferta të majme që i ka kryer me sukses, nuk kanë më asnjë përqindje besimi te ky personazh, që po vjetërsohet me shumë shpejtësi.

Por deri pak kohë më parë, pakkush e dinte përgatitjen e aventurës më të fundit gjeopolitike. Ishte skema më e fundit gjeopolitike, që u zhvillua vitin e fundit 2018-2019 dhe që lidhej me ndryshimin e kufijve Kosovë-Serbi, nën emërtesën e rreme të një paqeje të qëndrueshme Kosovë-Serbi, ?lojë? të cilën e hapi dhe e shtjelloi fort mirë fillimisht, vetë Hashim Thaçi. Pikësynimi paskësh qenë, krijimi i një faktorizimi të pazakontë dhe shumëvjeçar, i treshes Thaçi-Rama-Vuçiç? si një treshe Paqesjellëse dhe Paqedashëse, por njëkohësisht edhe garantuese e stabilitetit në pjesën më të përvëluar të Ballkanit.

Pavarësisht se kishte një paraqitje dhe parashtrim të përkryer në formë, krejt ndryshe se çfarë fshihte në përmbajtje, kjo skemë, dështoi turpshëm në Berlin, me dy varrmihës ekselentë, Kancelaren gjermane Merkel dhe Presidentin francez Macron.

Kjo ndoshta ishte karta e fundit, që Rama luajti ?ndërkombëtarisht?, për të ruajtur sa më gjatë pushtetin e vet, nën mbështetjen ndërkombëtare, duke zënë arbitrarisht vendin e ?rëndësishëm? të garantit të ?moderuar? të Tiranës, në mes të kokave të nxehta të Beogradit dhe Prishtinës. Për...

Recommended