RTV Ora - Pije, çamçakëzë dhe cigare kontrabandë, 2 të arrestuar

  • 5 years ago
#rtvora
Finalizohet operacioni ?Kamuflimi", për goditjen e veprimtarisë së paligjshme në fushën e kontrabandës së mallrave që paguhet akcizë.

Në pranga dy persona si dhe është shpallur në kërkim një tjetër

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale një sasi mallrash kontrabandë

Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, kanë finalizuar operacionin e koduar ?Kamuflimi?.

Në kuadër të këtij operacioni u bë ndalimi i shtetasit:

N. P., 50 vjeç, banues në Tiranë dhe P. S., 49 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i shtetasve të sipërpërmendur, u bë pasi këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kryenin aktivitetin e kundraligjshëm që bënë fjalë për veprat penale ?Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë", "Kontrabanda me mallra të tjera", "Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë", "Shkelja e të drejtave të pronësisë Industriale", "Fshehja të ardhurave" dhe "Mospagimi i taksave dhe tatimeve".

Këta shtetas, pa nipt e pa u regjistruar fare në QKB, nën kamuflimin e bizneseve private si tregtar pakice, kanë mundur të fusin një sasi të konsiderueshme mallrash të dyshuara kontrabandë.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit S.B, banues në Tiranë, ku për shkak të hetimit nuk jepen të detaje të tjera.

Në cilësinë e provës materiale në funksion të këtij procedimi u sekuestrua;

1.440 (një mijë e katërqind e dyzetë) pije freskuese, 12.000 pako çimçakiza , 77.000 kuti , 750 pakteta, 64 pako duhan i grirë, një automjet dhe tre aparate celular

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/pije-cimcakiza-dhe-cigare-kontrabande-2-te-arrestuar
Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended