"Nuk mund te jemi me serbe se Serbia"
  • 5 years ago
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka treguar se çfarë bisedoi me Presidentin e Rusisë Vladimir Putin në takimin e shkurtër që pati me të në Paris në ceremoninë e 100-vjetorit përfundimit të Luftës I Botërore në Nëntor 2018.

I ftuar në emisionin "Opinion" në Tv Klan, Thaçi u shpreh se e pyeti Presidentin Putin se cili do të jetë pozicioni i Rusisë në rast të arritjes së një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas Thaçit, Presidenti Vladimir Putin i ka thënë se do ta mbështesë këtë marrëveshje.

"Pa asnjë ndërmjetësim, përmes këshlltarit tim dhe të Presidentit Putin është organizuar një hapësirë e një komunikimi në një hapësirë të Elysee ku kanë qenë Presidenti Trump, Macron... Kemi biseduar bashkarisht. E kam pyetur shumë hapur. Cila është pozicioni yt nëse Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshje përfundimtare. Tha Rusia nuk del kundër një marrëveshje të tillë. E tha shumë qartë, 'ne nuk mund të jemi më serbë se Serbia'. Së paku ne po flasim", u shpreh Presidenti kosovar Hashim Thaçi.
Recommended