RTV Ora - Basha, takim nën shi me mallakastriotët: Ogur i mirë

  • 5 years ago
#rtvora

Moti nuk e favorizoi takimin e kreut të demokratëve Lulzim Basha me mallakastriotët. Por Basha u shfaq i pashqetësuar në podium.

Basha: Shiu që bie si një ogur i mirë i një të nesërme pjellore jo vetëm për fermerët por të gjithë shqiptarët e ndershëm për punë, mirëqënie, pasurim dhe liri për të gjithë.

Duke ju referuar të pranishmëve në shesh, lideri i opozitës tha se tashmë nuk bëhet më fjalë për ngjyra partie.

Basha: Në këtë shesh ka dhe vëllezër dhe motra socialistë që nuk kanë asgjë të përbashkët me tradhtinë e rilindjes, braktisjen nga Edi Rama të shqiptarëve, korrupsionin dhe krimin.

Përballë njëra-tjetrës nuk ndodhen Shqipëria blu dhe Shqipëria e kuqe. Janë bashkuar dhe socialistët që duan ta shpëtojnë partinë e tyre nga kthetrat e krimit. Është shumica e vjedhur përballë një pakice që është pasuruar mbi djerësën dhe gjakun e shqiptarëve.

Sot në Ditën e Europës është ora dhe vendi ta themi qartë se këto dy Shqipëri nuk rrinë dot bashkë.Njëra duhet të largohet dhe tjetra të qëndrojë.

Gjatë takimit mbi kokat e të pranishmëve fluturoi edhe një dron i lëshuar nga të rinjtë demokratë të këtij qyteti me mesazhin: Mallakastra e ka bërë zgjedhjen e saj, Shqipëria si gjithë Europa!.


Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/basha-takim-nen-shi-me-mallakastriotet-ogur-i-mire

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended