Konferenca, Mogherini ne Tirane: Nuk negocioj mes partive politike. Kosova te heqe taksen

  • 5 years ago
#rtvora #Tirana #Kosovo #albania
Shefja e politikës së jashtme në BE, Federica Mogherini, ka ripërisëritur se Brukseli kërkon që kriza politike në Shqipërisë të zgjidhet nga aktorët brenda saj.

Në konferencën me kryeministrin Rama, Mogherini tha se nuk negocion ndërmjet partive politike në një vend të caktuar, qoftë brenda BE apo jashtë tij.
Mogherini: Asnjëherë nuk promovoj dhe nuk hyj në negociata apo ndërmjetësime ndërmjet partive politike në një vend të caktuar qoftë brenda BE apo jashtë tij, këtë duhet ta bëjë politika e brendshme dhe roli i BE është që të ketë marrëdhënie me institucionet, me qeverinë, parlamentin, presidentin dhe shoqërinë. Ky është roli që i përmbahem në mënyrë të rreptë. Nuk kam bërë negociata apo ndërmjetësime në 2017 në dinamikën e brendshme të politikës shqiptare dhe nuk e kam bërë as në vendet e tjera. Kjo nuk është qasja jonë për marrëdhëniet institucionale dhe politike me vendet tona partnere.

2- Nga Tirana, përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini, i është përgjigjur akuzave të shefit të qeverisë së Kosovës Haradinaj se ajo bashkë me presidentët Vuçiç dheThaçi si dhe kryeministrin Rama, ka qenë pjesë e një plani për ndarjen e Kosovës.

Duke e përjashtuar veten nga çdo plan dhe shpjeguar rolin që ka ajo si lehtësuese e dialogut mes dy shteteve, Mogherini theksoi edhe njëherë se dialogu është futur në ngërç nga tarifat e Kosovës.

Apeli i saj ishte i qartë: Më shumë zgjuarsi dhe mençuri nga lidershipi i Kosovës.

Pergjigjet e Mogheriit per te cilat i referohet titulli jane ne pjesen e fundit te videos.

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended