Report TV -Rama: Ajo që presim nga BE është hapja e negociatave
  • 5 years ago
Folëm për tërësinë e reformave të ndërmarra, për pritshmëritë tona në vigjilje të daljes së raportit të progresit të komisionit europian dhe të gjitha përpjekjeve të mëtejshme të thellimit të reformave. Nuk është sekret që ne presim vetëm një përgjigje nga komisioni europian, pra përgjigjen se i kemi kryer detyrat e shtëpisë dhe meritojmë çeljen e negociatave. Ne i kemi këto pritshmëri sepse i kemi kryer të gjitha detyrat dhe Shqipëria flet me gjuhën e rezultateve mbi të cilat duhet të gjykohet. Nuk do të marrë kohë për të bërë një liste me rezultatet, por dua të rinënvizioj atë që i shpreha përfaqësues së lartë të BE se ne jemi të vetëdijshëm që në fund të ditës gjykimi dhe vendimi mbi rekomandimin e komisionit do të varet nga rrethanat specifike të vendeve anëtare. Jemi të vetëdijshëm se këto varet nga ne po aq sa varen nga faktorë rreth nesh por besoj se është koha për t'i dhënë fund përpjekje për një fazë përgatitjesh dhe për të filluar zyartarisht negociatat. Vjet na u dha mundësia për të nisur procesin teknik por ccelja zyrtare është guri që i mungon këtij themeli për të vazhduar ndërtimin e rrugës europiane", tha Rama.
Recommended