Liderët e rajonit, samit në Sarajevë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Përpara samitit të procesit të Bërdo Brionit i cili këtë radhë zhvillohet në Tiranë, me pjesëmarrjen e liderëve nga rajoni, kryeministri Rama ndodhet në Sarajeve në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor, si pjesë e takimit vjetor të bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) .Në këtë samit marrin pjesë Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, dhe kryeministrja e Serbisë ana Bërnabic. Ndërsa Kosova refuzoi pjesëmarrjen për shkak se Bosnjë Hercegovina nuk e njeh Kosovën si shtet. Në panel janë diskutuar çështje ekonomike dhe politike, të domosdoshme për të gjithë rajonin.Ndërkohë në vigjilje të hapjes së Asamblesë së përgjithshme të BERZH-it në Sarajevë, kryeministri maqedonas Zoran Zaev zhvilloi një takim me Zëvendësndihmës sekretarin amerikan Methju Palmer. Palmer ka theksuar rëndësinë që Maqedonia e Veriut të marrë datë për bisedime me BE-në duke u shprehur optimist sidomos për shkak të faktit që Maqedonia e Veriut tregoi se është shembull me nënshkrimin dhe realizimin e Marrëveshjes së Prespës.Ndërkohë sipas mediave serbe gjatë ditës edhe kryeministrja Ana Bernabic do të takohet me Zëvendës Ndihmëssekretarin e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike Matthew Palmer, ku në fokus do të jetë dialogu me Kosovën. Takimi vjetor i BERZH-it është ngjarja më e rëndësishme ekonomike në rajon, e cila mbledh rreth 3,000 pjesëmarrës dhe 82 delegacione.

Recommended