Opera “Il trovatore”në Pallatin e Kongreseve, Zana Çela: Produksioni më i madh në këto dy vite
  • 5 years ago
Opera ?Il trovatore? e Xhuzepe Verdit do të ngjitet nesër në skenën e Pallatit të Kongreseve. Ngjarjet ndodhin në Spanjë, në fillimin e shekullit XV-të, ku komandanti i trupave mbretërore të Aragonit, Konti di Luna është i dashuruar me Leonorën, një fisnike e re në shërbim të mbretëreshës, e cila nuk ia kthen dashurinë. Ndërsa, jashtë rezidencës mbretërore, ushtarët e tij e ruajnë gjatë tërë natës atë. Në një konferencë për mediet për prezantimin e kësaj vepre që vjen nën regjinë e artistit italian Mariano Bauduin ishin të pranishëm edhe artistët protagonistë, drejtoresha e Përgjithshme e TKOB, Zana Çela, ambasadori i Italisë në Shqipëri, Alberto Cutillo, shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca.
Recommended