Report TV - Po udhëtonin me motor, çifti në Lezhë përplaset nga një makinë, rëndë në spital

  • 5 years ago
Dy persona, burrë dhe grua janë aksidentuar në Lezhë, pasi motori me të cilin po udhëtonin është përplasur nga një makinë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:45 minuta në kryqëzimin e Gjadrit. Report Tv siguron pamjet nga vendi i ngjarjes ku ka ndodhur aksidenti, ndërsa ambulanca ka transportuar në spital në gjendje të rëndë për jetën çiftin që mbeti i plagosur.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes duke nisur hetimet, ndërsa është marrë në pyetje drejtuesi i makinës që përplasi motorin. Në Shqipëri regjistrohen thuajse cdo ditë aksidente me pasoja dhe bilanci është i frikshëm.

Recommended