RTV Ora - Përshkallëzohet mosbindja civile: Nesër bllokohen akset kryesore në të 12 qarqet e vendit
  • 5 years ago
#rtvora
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u ndal në zyrën e Monika Kryemadhit dhe Shpëtim Idrizit, për të diskutuar për aksionin e opozitës. Basha njoftoi intensifikim të aksionit opozitar në ditët në vijim, ndërsa lajmëroi bllokime rrugësh në të 12 qarqet e vendit të enjten në orën 18:00. Paradite koalicioni opozitar do të shpalosë pikat e programit të qeverisë tranzitore.

Pas dy vitesh bashkëpunim në opozitë, Lulzim Basha, i shkoi në zyrë Monika Kryemadhit, për të diskutuar mbi përshkallëzimin e aksionit opozitar.

Ai tha se vendi është në një krizë të thellë politike dhe kushtetuese, ndërsa lajmëroi për protestën me bllokim rrugësh që opozita do të zhvillojë të enjten pasdite.

Lulzim Basha: Ka asgjesuar Kushtetutën, demokracinë, zgjedhjet, themelin e llogaridhënies demokratike që është vota e lirë. Do të vazhdojmë aksionin tonë në të gjitha planet. Nesër nga ora 18:00 do të nisë aksioni në 12 qarqet e vendit për bllokimin e akseve kryesore si një intensifikim dhe përshkallëzim i mosbindjes civile. Paraditë në 11 do të shpalosim bashkë me kolicionin tonë opozitar detyrat e qeverisë tranzitore për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe ndërkohë po punojmë intensivisht për programnet tona politikke, ekonomike, ofertën tonë për shqiptarët jo vetëm për ta nxjerrë vendin nga kriza por për tu dhënë siguritë, mundësitë për një jetë dinjitoze me mundësi për punësim dhe mirëqënie për të gjithë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/basha-takon-kryemadhin-kete-here-ne-seline-e-lsi-se

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended