RTV Ora - Kanadaja njeh pensionet për 60 mijë shqiptarë

  • 5 years ago
#rtvora
60 mijë shqiptarë që jetojnë në Kanada do të mund të përfitojnë pension edhe nëse kanë punuar në Shqipëri.Ministrja e Financave, Anila Denaj, e bëri me dije këtë fakt në Panairin e Punës ku theksoi se tashmë janë në proçes diskutimi edhe 4 marrëveshje të tjera.E pyetur në lidhje me projektligjin për Korporatën e Investimeve, Ministrja u shpreh se do të merren parasysh edhe rekomandime të FMN dhe BB.

Shqiptarët që jetojnë në Kanada tashmë do të kenë mundësi të përfitojnë pension edhe nëse kanë punuar në Shqipëri.

Ministrja e Financave deklaroi se janë 60 mijë shqiptarë që përfitojnë nga kjo marrëveshje.

Ndërkohë ende nuk është arritur një marrëveshje me Italinë dhe Greqinë, ku kanë emigruar pjesa më e madhe e shqiptarëve.

Anila Denaj: Janë 60 mijë shqiptarë që përfitojnë nga kjo marrëveshje dypalëshe bashkëpunimi në të dyja aspektet.E para në aspektin e mbulimit të dyfishtë dhe bashkimit të periudhave. Nuk do të ketë asnjë shqiptar që jeton në Kanada sot, i cili do të quajë të humbur çdo ditë pune si në Shqipëri dhe në Kanada.

E pyetur në lidhje me projektligjin për Korporatën e Investimeve, Ministrja e Financave u shpreh se do të merren parasysh rekomandime të institucioneve ndërkombëtare financiare.

Anila Denaj: Në trajektoren e tij të diskutimeve do të marrin parasysh dhe rekomandimet e FMN-së,të Bankës Botërore, të BERZH, të cilat ne jemi duke i analizuar dhe duke gjetur një mënyrë sesi të marrim feedback dhe të implementojmë aty ku është e nevojshme vërejtjet e tyre.

Që nga viti 2015, Shqipëria ka nënshkruar marrëveshje me 7 vende të Evropës për njohjen e kontributeve shoqërore dhe aktualisht ndodhet në proces negociatash dhe me 4 vende të tjera ku jetojnë dhe punojnë qytetarë shqiptarë.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/kanadaja-njeh-pensionet-60-mije-shqiptare
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended