Bindja Demokratike në zgjedhje, Patozi: Nuk rivalizojmë kandidatët e djathtë dhe të pavarurit

  • 5 years ago
Bindja Demokratike do të ketë kandidatë për kryebashkiakë thuajse në të gjitha qarqet, por nuk do të garojë në ato bashki të djathtë ku ka kandidatë të pavarur. Sipas kryetarit të Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, partia e tij do t'i mbështesë kandidatët e pavarur, në mënyrë që të ketë mundësi për tu mundur kandidatët e Partisë Socialiste, duke bashkuar forcat. Në një deklaratë për mediat, Patozi e quajti këtë, vendimin e parë të Bindjes Demokratike, partisë së sapothemeluar, e cila do të marrë pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit për kryetarët e rinj të bashkive.

Më tej ai tha se Bindja Demokratike do të bëjë një betejë frontale duke u përballur me të gjithë kandidatët e mazhorancës dhe në çdo bashki BD do të ketë kandidatë.

?Betejë frontale duke u përballur me të gjithë kandidatët e mazhorancës. Në çdo bashki do të kemi kandidatë. Nuk do të nxjerrim kandidatë në bashkitë kur janë regjistruar të pavarur, por do i mbështesim për të mos përçarë votat. Nuk do rivalizojmë dhe do mbështesim kandidatë të mundshëm të djathtë. Askush prej tyre nuk do t?i ketë detyrim Bindjes. Do mbështesim kandidatët e pavarur të bashkive të djathta, sepse bashkimi i forcave opozitare do të rrëzonte Ramën. Ne, kundërshtar të vetëm kemi Edi Ramën?, u shpreh Patozi.

Recommended