Report TV - Kriza politike/ Basha gati për dialog me Ramën

  • 5 years ago
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është treguar për herë të parë i hapur për tu ulur në tryezë dialogu me kryeministrin Edi Rama, një thirrje e përsëritur e kreut të qeverisë. por që këtë radhë, Basha e artikuloi si dakordësi të plotë me aleatët e tij, të cilët nesër do të kenë një takim me presidentin Ilir Meta për t'i kërkuar atij thirrjen e tryezës së dialogut si negociator, dhe uljen e të gjitha partive politike.

Të parët që e artikuluan kërkesën për këtë tryezë ishin aleatët e qendrës së djathtë të PD-së, të enjten e kaluar, kur thanë se kriza është e thellë dhe duhet gjetur zgjidhje. Thanë se do t'i kërkojnë presidentit të ushtrojë të drejtën e tij kushtetuese duke thirrur tryezën e dialogut, detajet organizative të së cilës i takojnë kreut të shtetit.

Këtë të hënë, aleatët teksa paraqitën një platformë për të arritur një marrëveshje kushtetuese, me ndryshime të thella në kushtetutë dhe me ndryshime në gjithë sistemin edhe të funksionimit të shtetit, u shprehën se dialogu duhet arritur me të gjitha partitë, dhe nuk është problem për ta që Edi Rama të vijë si kryetar i Partisë Socialiste. Edhe pse qëllimi final është largimi i kryeministrit dhe krijimi i një qeverie tranzitore për të realizuar zgjedhje të lira dhe të ndershme, aleatët, për herë të parë nuk vendosën kusht dorëheqjen e Ramës dhe më tej uljen në tryezë.

Edhe Basha në një prononcim për gazetarët nga selia blu, tha se bie plotësisht dakord me aleatët.

" Nuk ka asnjë mospërputhjes mes qëndrimeve të PD dhe koalicionit", tha ai.

Recommended