E diela shqiptare - Shihemi ne gjyq! (28 prill 2019)
  • 5 years ago
www.tvklan.al Talk-show LIVE nga Ardit Gjebrea ne KLANHD & TVKLAN; Nënë e bijë, ishin këtë të diel protagoniste në rubrikën ?Shihemi në gjyq? në programin ?E Diela Shqiptare? Xhemilja ka 6 vite e martuar, por gjatë kësaj periudhe nuk ka mundur të ketë fëmijë. Bashkë me bashkëshortin ka vendosur të birësojë një fëmijë, por nëna Fiqirete është kategorikisht kundër kësaj ideje.

Xhemilja në rrëfimin e saj, tha se ka 6 vite martuar dhe bashkëshorti i saj nuk mund të bëjë fëmijë.

?Bashkëshorti im nuk lind dot fëmijë tani, edhe pse me martesën e parë ka një vajzë, ndërsa tani ka probleme. Kemi bërë vizita herë pas herë dhe ai doli me probleme, gjithmonë më ka akuzuar mua dhe më thoshte ?unë e kam një fëmijë, ti ke probleme, por në fakt unë jam shumë mirë dhe mund të lind fëmijë?.

Ndërsa, zonja Fiqirete këmbëngul që vajza e saj ta lërë bashkëshortin.

?Kur ka dalë më probleme bashkëshorti lërë farë, ka burra pak, për çfarë e do një burrë që nuk lind fëmijë? Njeriu martohet për të krijuar familje, pa fëmijë nuk rrihet, më mirë rrije tek mami, jot. Ta kishe lënë që kur e more vesh. Duhet të kesh fëmijën e barkut tënd dhe nuk mbahet shpresa tek fëmija e botës.

Por, Xhemilja nuk bie dakord me nënën e saj.

?Unë nuk e lë, kurrë sepse nuk e dija që ai kishte probleme. Unë e kam vendosur se do birësoj një fëmijë dhe nuk e lë?.

Zonja Fiqirete, tregoi sesi është martuar vajza e saj, Xhemile me burrin.

?Nuk e kemi njohur, këta janë martuar me shkesë. Ai u prezantua që kishte një fëmijë më parë dhe tani me martesën me vajzën time, ka 6 vite dhe nuk bën fëmijë?.

Xhemilja është e prerë në vendimin që ka marrë dhe nuk do të ndahet nga bashkëshorti i saj dhe do të birësojë një fëmijë duke i dalë kundër familjarëve të saj.

?Unë nuk e lë, unë shkoj shumë mirë me të dhe ai më do. Një doktori, i tha se mos ka kaluar temperaturë të lartë dhe kjo i ka shkaktuar probleme?.

Juristja Eni Çobani, tha se nga kontaktet që ka pasur më zotërinë, ai nuk e pranon që fëmija i parë nuk është i tij.

?Nga kontaktet që kam patur privatisht me zotërinë ai nuk e pranon që fëmija i martesës së parë nuk është i tij dhe kjo tregon se ose ai ka kaluar një sëmundje pas atij momenti ndoshta dhe në mënyrë ta paditur nuk e ka kuptuar që e ka dëmtuar në një drejtim. Ai dhe sot nuk e pranon faktin që nuk bën fëmijë dhe thotë ky ishte fati dhe e mbulon të gjithë bisedën me kaq. Ndërkohë që zonja në bazë të të gjitha analizave është e rregullt dhe mund të bëjë fëmijë. Zonja thotë se nuk e lë, ky është fati im dhe do të qëndroj me të?.

Juristja Eni Çobani e pyeti, zonjën Fiqirete se cila është arsyeja që nuk pranojnë që vajza e tyre të birësojë fëmijë.

?Ta ndajë burrin, se ka 6 vite martesë, tani do ishte bërë fëmija 4 vjeç. Ne jemi tronditur shumë. Unë nuk e pranoj në shtëpi, do ndahet me vëllezërit. Unë nuk kam mundësi të ndihmoj Xhemilen. Fëmija është lulja e jetë, unë prandaj e kam ta ketë fëmijën e barkut?.

Xhemilja prej disa muajsh nuk ka marrëdhënie të mira me familjarët e saj. G...