Kryeministri Edi Rama prezanton Gledjan Llatja si kandidat i PS për Bashkinë e Elbasanit
  • 5 years ago
Kryeministri Edi Rama prezantoi sot përpara qytetarëve Gledjan Llatja si kandidat i PS për Bashkinë e Elbasanit. Në takimin, i cili u karakterizua me batuta dhe ironi të fortma për kundërshtarët politik, Rama u shpreh i bindur se Partia Socialiste do t'i fitojë të gjitha Bashkisë, edhe ato që prej vitesh janë konsideruar si 'bastione të djathta'.

Takimi nisi me një kundërpërgjigje për simpatizantët dhe ish- deputetët e PD, të cilët ashtu si kurse një ditë më parë në Shkodër, sot bllokuan rrugën në Bradashesh.

"Si mundet që një parti politike që pretendon që të marrë pushteti, të bllokojë rrugët dhe të pretendojë se në këtë formë do të luftojë për demokraci. Kush i ha këto, sa i dehur duhet të jesh që të ndjekësh nga pas. Më vjen mirë, që edhe një herë tjetër, si gjithmonë në Elbasan kemi një mikpritje dhe një mbështetje kaq kuptimplotë dhe me kaq shumë njerëz, më vjen mirë që shiu po i shton nuk i pakëson. Më vjen shumë mirë, që sa herë vij këtu dëgjoj fjalë të mira në adresën time", tha Rama.

Duke falenderuar Qazim Sejdinin për punën e bërë deri më tani, Rama tha se me Llatjan në krye në Elbasan do të punohet edhe më shumë, nga sa është bërë për këtë qytet këto 4 vite.

"Më 30 qershor në Elbasan do bëhet një festë e madhe dhe do falënderojmë Qazim Sejdinin dhe do i japim bekimin për Glevit, i cili do bëjë edhe më shumë për këtë qytet nën drejtimin e PS. Do bëjmë për Elbasanin këto 4 vitet e ardhshme edhe më shumë se ç?bëmë në këto 4 vite. Dhe më vjen mirë, që pasi kemi ardhur këtu për të kërkuar mandatin, që tani Qazimi po e mbyll me nder, ju kam thënë na jepni besimin dhe ne do bëjmë për Elbasanin sa nuk është bërë në vitet e kaluara", përfundoi kreu i qeverisë
Recommended