Report TV -Rama në Elbasan, opozita i bllokon rrugën
  • 5 years ago
Mbështetës të Partisë Demokratike e priten me protesta dhe tentuan të bllokojnë hyrjen në qytetin e Elbasanit, të kryeministrit Edi Rama, që pritet të zhvillojë aktivitetin në kuadër të turit ?Bashkia që duam?.

Për disa minuta, protestuesit dhe ish-deputetët demokrat, Edmond Spaho, Luçiano Boçi dhe Endri Hasa, bllokuan rrethrrotullimin në Bradashesh.

Ka qenë ndërhyrja e forcave të policisë që ka bërë të mundur lejimin e eskortës së kryeministrit Edi Rama.

Ndërkohë, Edi Rama do të jetë i pranishëm në Elbasna në orën 11:00.
Recommended