BOOM - 25 prill 2019 - Borxhliu në Durrës legalizon kabinën elektrike

  • 5 years ago
#rtvora

Emisioni "BOOM" në RTV Ora solli sërish në vëmendje rastin e denoncuar në mars të këtij viti, të një zotërie nga Durrësi që nuk po merrte dot mbrapsht 60 milion lekë të vjetra që ja kishte dhënë borxh një zotërie 6 vjet më parë.

Për këtë ai ka fituar dhe procesin gjyqësor dhe ka një urdhër ekzekutimi.

Por halli i tij duket se nuk po merr zgjidhje, ku shpresën e vetme e kishte që ti bllokonte legalizimin e banesës 3 katëshe borxhliut te ALUIZNI.

Megjithatë debitori ka ndryshuar deklarimin duke kërkuar legalizimin të vetëm një barake me llamarinë dhe kabinës elektrike.

Denoncuesi: Pasi erdhën herën e parë dhe biseduam me juristin e ALUIZNI-t na u premtua të shkojmë të bëjmë matjet, kam kërkuar të bëhen matjet e shtëpisë. Kur shkuan nuk kishin matur shtëpinë tre katëshe, por llamarinën. Nuk ka pasur për objekt legalizimi banesën 3 katëshe. Pra mali na u mbars dhe na polli një mi. Është dërguar nga zyra përmbarimore urdhri ekzekutiv për sekuestro. Ka ndodhur tjetërsimi i objektit nga objekt banesë në një llamarinë privatizim.Më e bukura është se ka thënë kam për të legalizuar hyrjen e shtëpisë me llamarinë sipër dhe kabinën elektrike.Është skandal. Dosjen e kam parë me sytë e mi.Brenda ishte aplikimi për banesë, tani thuhet që nuk është.Nuk e di çfarë është bërë. Ishin certifikatat, fotografitë e shtëpisë tre katëshe, edhe specialisti thotë se ky më ka ardhur për banesë.I bëj thirrje drejtorit të ALUIZINI-t Artan Lame që ta kontrollojë me hollësi këtë shmangie, mbi dosje ka një urdhër ezekutiv, vendim gjykate. Pasi Drejtoria të japë verdiktin e vet, unë do ti drejtohem prokurorisë së Krimeve të Rënda për këtë abuzim.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/boom-thellohet-skandali-me-borxhliun-ne-durres-fsheh-shtepine-3-kateshe-dhe-legalizon-kabinen-elektrike

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended