Aleatet e Bashes kerkojne lista te hapura
  • 5 years ago
Pasi nënshkruan marrëveshjen si pjesë e koalicionit opozitar ku një ndër angazhimet ishte edhe realizimi i Reformës Elektorale, aleatët e Lulzim Bashës kanë bërë edhe propozimet e para, duke renditur si prioritet ndryshimin e Kodit Zgjedhor dhe listat e hapura. Një kërkesë kjo e artikuluar me forcë edhe më herët nga republikanët, demokristianët, agrarët, LZHK e PBDNJ.

?Ne po përpiqemi të krijojmë një marrëdhënie me njëri-tjetrin për të qenë efektivë në politikë dhe duam ta diskutojmë këtë marrëdhënie te re më gjithsecilin?, thotë Fatmir Mediu.

?Kush ka hipur në kalë me zor zbret, por do ta detyrojmë me vullnetin tonë dhe propozimin pozitiv që do t?i ofrojmë shqiptarëve?, shprehet Dashamir Shehi.

?Ne kemi një bashkëpunim politik prej vitesh për kauzën tonë të përbashkët siç ka qenë Kodi Elektoral?, thotë Nard Ndoka.

Grupimi i qendrës së djathtë në të cilin janë rreshtuar 5 aleatët e Bashës, krahas zgjedhjeve të lira, me prioritet sheh edhe rimëkëmbjen e ekonomisë, si edhe angazhimet e Shqipërisë në rrugëtimin e saj drejt unionit.

?Stacioni i parë është anëtarësimi në NATO, natyrisht që këtu nuk nënvlerësoj anëtarësimin në KiE?, shprehet Vangjel Dule.

?Faktori kryesor që sjell një hemorragji të vazhdueshme është ekonomia?, thotë Agron Duka.

Në vijim të kërkesës për zgjedhje të lira pa Kryeministër Edi Ramën dhe krijimin e një qeverie tranzitore, 5 krerët e partive aleate të Bashës pritet të takohen në orët e pasdites edhe me Ambasadorin e BE-së Luigi Soreca. Takim ky që vjen pas atij me kreun e Prezencës së OSBE-së, Benrd Boshardt.

Tv Klan
Recommended