Kryetarja e KPA: Do spastrojme drejtesine nga te korruptuarit

  • 5 years ago
Ecuria e procesit të Vetting-ut në Shqipëri është komentuar për herë të parë nga Kryetarja e Kolegjit të Apelimit të Gjykatës Kushtetuese, Natasha Mulaj. Në një intervistë për Televizionin Klan, ajo shprehet nga Brukseli se institucioni që drejton është i vendosur për ta spastruar sistemin e drejtësisë nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar.

?Baza jone ka qenë dhënia e drejtësisë pa kushte, pa ekuivok e mbështetur vetëm në ligj, në fakte dhe prova të pakontestueshme. Drejtësi me ligj, jo me inate. Ne këtë punë do të bëjmë dhe do ta çojmë deri në fund. Ne jemi të atij vendi dhe qëllimi është ta spastrojmë atë vend dhe t?i themi të rinjve nëpër botë të vijnë, sepse e keni vendin e lirë dhe të kontribuojë secili?.

Më shumë se 20 dosje janë në shqyrtim nga Kolegji i Apelimit të Gjykatës Kushtetuese, ndërsa 5 gjyqtarë dhe prokurorë janë shkarkuar me vendim të formës së prerë nga ky institucion.

Tv Klan

Recommended