RTV Ora -Familjarët vijojnë protestat: Duam drejtësi për Rexhinën

  • 5 years ago
#rtvora
Familjarë, qytetarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile në Elbasan protestuan paraditen e sotme para spitalit të Elbasanit "Xhaferr Kongoli" për vdekjen e 25 vjeçares Rexhina Debrova, pak orë pasi solli në jetë foshnjën e saj.

Ata mbajnë në duar pankarta ku shkruhet: "Duam Drejtësi!" "Kush do i japë gji Aleas"

Familjarët akuzojnë mjekët për vdekjen e 25 vjeçares më 22 prill në maternitet një orë pas lindjes.

Dy mjekë po hetohen për akuzën e ?mjekimit të pakujdesshëm?. Kardiologu Mehmet Ibaj dhe reanimatori Nikollaq Thana, do hetohen nën masën e sigurisè ?detyrim paraqitje? deri në daljen e ekspertizës përfundimtare.

"Doktori le të dalë në dritare dhe të na sqarojë. Ajo vajzë erdhi me urgjencë në spital apo ishte duke qeshur dhe shkoi me këmbët e veta në sallë. Pse infermierja del e thotë që erdhi me urgjencë nga Cërriku. Pse mashtrojnë. Vajza ime ka vdekur për faj të mjekësisë. T ëzbardhet e vërteta duam drejtësi" thonë familjarët

Ndërkohë gjatë dëshmisë në Polici por edhe në gjykatë, mjekët mohuan akuzat për mjekim të pakujdesshëm. Autopsia paraprake ka përcaktuar se shkak i vdekjes së 25 vjeçares ishte ?tromboembolia pulmonare?, ose infarkt i mushkërive, çka sipas gjinekologëve nuk mund të parandalohej.

Mjekja: Nuk mund të ndihmohet dot një njeri, i cili bën tromboemboli të kësaj natyre.

Do të jetë përfundimi i ekspertizës së plotë mjeko ligjore dhe verifikimi i praktikës së ndjekur për të arritur një përfundim.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/familjaret-vijojne-protestat-duam-drejtesi-rexhinen
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended