Zaev paralajmëron ndryshime në qeveri - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Pa kaluar as 24 orë nga shpallja e rezultateve të raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut, kryeministri Zoran Zaev paralajmëroi shkarkime në kabinetin qeveritar.Megjithëse kandidati i koalicionit qeverisës për president Stevo Pendarovski kryesoi garën e së dielës me një epërsi të lehtë shefi i qeverise konfirmoi riformatimin e kabinetit si shenje reflektimi për pjesëmarrjen e ulet.E kemi marrë mesazhin në raundin e parë. Këtë e them hapur për mbështetësit tanë të cilët vendosën të qëndrojnë në shtëpi, që janë të pakënaqur me ne, me disa prej zyrtarëve tanë, do të ketë spastrim në nivel lokal dhe qendror. Ky është mesazhi im. Ju e dërguat mesazhin, por mos e ndëshkoni shtetin për shkak të disa dobësive tona. Ka dobësi, por ne jemi duke punuar që të t?i rregulluar ato.Nuk është hera e parë që kreu i qeverisë paralajmëron ndryshime, madje gjatë fushatës zgjedhore premtoi zgjedhje të parakohshme në rast se kandidati i propozuar nga mazhoranca Stevo Pendarovski nuk arrin të bëhet president i ri i vendit.
Recommended