Report TV - Dallgë dhe erë, 'paralizohet lundrimi në Vlorë', situatë e qetë në Durrës

  • 5 years ago
Moti i keq që ka përfshirë mëngjesin e sotëm rajonin e Vlorës ka paralizuar lundrimin e mjeteve detare.

Erërat e forta kanë bërë që trageti i linjës Brindisi- Vlorë të mbërrijë me vonesë, e ndërsa nga kapiteneria e portit paralajmërohet përkeqësim i motit në orët në vijim.

Mësohet se lartësia e dallgës në det të hapur ka shkuar deri në 9-8 ballë. Autoriteti portual i Vlorës deklaron se pezullimi i lundrimit të mjeteve detare do të vazhdojë deri sa të jepet një njoftim i dytë.

Recommended